Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Trump do që të hetohet nëse FBI-ja ka vëzhguar fushatën e tij

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se nesër do të kërkojë nga Ministria e Drejtësisë që të shqyrtojë nëse FBI apo ministria e vëzhguan fushatën e tij presidenciale për qëllime politike dhe nëse kishte ndonjë kërkesë nga administrata e paraardhësit të tij, Barack Obama.

“Kërkoj dhe këtë do ta bëj nesër edhe zyrtarisht, që Ministria e Drejtësisë të shqyrtojë nëse FBI ose Ministria e Drejtësisë infiltruan apo spiunuan kampanjën Trump për qëllime politike dhe nëse ndonjë kërkesë e tillë erdhi nga njerëzit e administratës Obama”, shkruan Trump në Twitter.