Senatori republikan i Shteteve të Bashkuara, John McCain, i bëri thirrje presidentit Donald Trump të japë prova mbi pretendimet se paraardhësi i tij, Barack Obama, e ka përgjuar atë gjatë fushatës presidenciale më 2016.
“Mendoj se presidenti i ka dy zgjedhje: ose të tërheqë akuzën, ose të japë informacionet që i meriton populli amerikan, sepse, nëse presidenti Obama ka shkelur ligjin, kemi të bëjmë me një çështje serioze”, tha McCain, kritik i shpeshtë i Trumpit, në një intervistë për televizionin CNN.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTrump e bëri akuzën në një postim në Twitter më 4 mars, ndërsa Obama, përmes zëdhënësit, e hodhi poshtë.
Me ligjin amerikan, presidentët nuk mund të urdhërojnë përgjime. Qeveria federale mund t'i kërkojë gjykatës të autorizojë përgjimet, por duhet të ketë justifikim.