Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Trump dhe Jong-un takohen më 12 qershor

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi sot nëpërmjet Twitter se do të takohet me liderin verikorean Kim Jong-un në Singapor, më 12 qershor.

“Takimi aq shumë i pritur mes Kim Jong-un do të mbahet në Singapor më 12 qershor. Të dy do të përpiqemi ta bëjmë atë moment shumë të veçantë për paqen në botë”, porositi Trump.

Njoftimi vjen vetëm disa orë pasi Trump mirëpriti tre të burgosur amerikanë, të cilët ishin mbajtur në Korenë Veriore.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka qëndruar më 9 maj në Phenjan për të mundësuar lirimin e të burgosurve amerikanë dhe organizimin e takimit Trump-Kim.