Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se kishte anuluar një valë të dytë sulmesh ndaj Venezuelës për shkak të bashkëpunimit të saj me SHBA-në.
Trumpi e tha këtë në rrjetin social Truth derisa lavdëroi veprimet e qeverisë në detyrë të Venezuelës.
“Venezuela po liron një numër të madh të burgosurish politikë në shenjë të ‘Kërkimit të Paqes’. Ky është një gjest shumë i rëndësishëm dhe i mençur”, ka shkruar ai.
Trumpi ka shtuar se tani dy vendet po punojnë shumë mirë bashkë.
“Për shkak të këtij bashkëpunimi, kam anuluar një valë të dytë sulmesh që pritej, që duket se nuk do të jenë të nevojshme, megjithatë të gjitha anijet do të qëndrojnë në vend për shkaqe sigurie”, ka shkruar ai.
-
Trumpi thotë se SHBA-ja e ka kapur Maduron pas sulmeve
-
Trumpi nuk e përjashton luftën me Venezuelën
-
Trump anulon sulmet e planifikuara ndaj Iranit, paralajmëron finalizimin e marrëveshjes
-
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicion kundër karteleve të drogës
-
SHBA-ja e Venezuela rivendosin marrëdhëniet diplomatike pas arrestimit të Maduros