Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Trump akuzon Kinën për sulm kibernetik ndaj e-maileve të Clintonit

Presidenti amerikan, Donald Trump, akuzoi sot Kinën për sulm kibernetik ndaj e-maileve të ish-rivales së tij në zgjedhjet presidenciale Hilary Clinton, ndonëse nuk ka paraqitur ende prova për të mbështetur akuzën e tij.

“E-mailet e Hillary Clinton, shumë prej të cilave janë informacion i klasifikuar, u sulmuan nga Kina”, shprehet ai në Twitter pak pas mesnatës.

Hapi tjetër i ardhshëm duhet të ndërmerret me kujdes nga FBI dhe Departamenti i Drejtësisë, përndryshe pas gjithë atyre gabimeve (Comey, McCabe, Strzok, Page, Ohr, FISA, Dirty Dossier etj.), besueshmëria e tyre do të bjerë një herë e përgjithmonë!

Ai i referohej një shkrimi të së hënës të publikuar nga blogu populist i krahut të djathtë the “Daily Caller”, i cili përmendi dy burime anonime për këtë pretendim. Ai nuk konsiderohet si burim i besueshëm informacioni.

Trump ka insistuar vazhdimisht në pretendimet e tij se Kina qëndron pas sulmeve kibernetike ndaj Klintonit dhe Demokratëve dhe jo Rusia, duke mos u pajtuar me konkluzionet e agjencive të tij sekrete.

Edhe Trumpi e akuzon Kinën për ndërhyrje në zgjedhje Botë Trumpi e akuzon Kinën për ndërhyrje në zgjedhje

Departamenti i Drejtësisë ka caktuar një këshilltar të posaçëm, Robert Mueller, për të hetuar ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e vitit 2016, si dhe çdo bashkëpunim të mundshëm me fushatën e Trump.

Mueller ka akuzuar 12 rusë për sulme kibernetike ndaj kompjuterëve të Komitetit Kombëtar Demokrat, fushatës së Klintonit dhe organizatave të tjera në përpjekje për të ndikuar zgjedhjet presidenciale amerikane.