Mosrespektimi i himnit kombëtar të Kinës mund të dënohet me tri vite burg, sipas një amendamenti të propozuar të ligjit penal në vend.
“Projektamendamendi i është dorëzuar parlamentit të Kinës, Kongresit Kombëtar të Popullit”, njoftoi sot media shtetërore.
“Ligji penal parashikon dënime për fyerje të flamurit dhe emblemës kombëtare”, tha Wang Chaoying, zëvendëskryetari i komisionit parlamentar të çështjeve legjislative, për agjencinë zyrtare kineze të lajmeve Hsinhua.
Kina ka vendosur një ligj të rreptë nëpërmjet të cilit kërkon që qytetarët e saj të respektojnë simbolet kombëtare.
Sipas një ligji të veçantë për himnin kombëtar, i miratuar në shtator, të gjithë ata që ironizojnë himnin ose e përdorin atë në momente të papërshtatshme si në funerale apo reklama komerciale mund të përballen me ndjekje penale dhe me 15 ditë burg.
Edhe
Dënohet me 20 vjet burgim kritiku kinez, Jimmy Lai
Gjithashtu, ligji i himnit mund të aplikohet në rajonet e veçanta administrative të Hong Kongut dhe Makaos, sipas dy projektligjeve të shqyrtuara sot nga parlamenti.
Qytetarët e Hong Kongut e kanë kritikuar ligjin e himnit.