Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kina dëshiron të ndalojë veshjet që “lëndojnë ndjenjat e kombit”

Një projektligj që ndalon fjalën dhe veshjen “e dëmshme për shpirtin e kinezëve” ka nxitur debat në Kinë.

Nëse ligji hyn në fuqi, njerëzit që shpallen të fajshëm mund të dënohen ose burgosen por propozimi ende nuk tregon se çfarë përbën një shkelje.

Përdoruesit e rrjeteve sociale dhe ekspertët ligjorë kanë bërë thirrje për qartësi.

Nenet e diskutueshme sugjerojnë që njerëzit që veshin ose detyrojnë të tjerët të veshin rroba dhe simbole që “minojnë ose lëndojnë shpirtin dhe ndjenjat e kombit kinez” mund të burgosen deri në 15 ditë dhe të gjobiten deri në 680 dollarë, raportoi BBC.

Ata që krijojnë ose shpërndajnë artikuj ose fjalime që e bëjnë një gjë të tillë po ashtu mund të përballen me dënime të njëjta.

Edhe Kina dikur gjobiste çiftet që kishin shumë fëmijë, tani i shpërblen Botë Kina dikur gjobiste çiftet që kishin shumë fëmijë, tani i shpërblen

Ndryshimet ligjore ndalojnë edhe “ofendimin, shpifjen ose cenimin e emrave të heronjve dhe dëshmorëve vendas”, si dhe vandalizmin e statujave të tyre.

Qytetarët kanë pyetur se si autoritetet mund të përcaktojnë kur ndjenjat e kombit lëndohen.