Kina, Rusia dhe Irani janë në mesin e shteteve që duan të ndikojnë në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara që mbahen në muajin nëntor.
Drejtori i kundërzbulimeve amerikane ka bërë të ditur se shtetet e huaja po përdorin masat e ndikimit për votimet amerikane.
Agjencia e Kundërzbulimeve ka deklaruar se Kina nuk dëshiron rizgjedhjen e presidentit Donald Trump, ndërkaq Rusia dëshiron dëmtimin e demokratit Joe Biden.
Shefat e inteligjencës e kanë akuzuar Rusinë për ndërhyrje në zgjedhjet amerikane të vitit 2016.
Ata kanë thënë se Rusia donte të ndihmonte fushatën e Trumpit, duke përhapur keqinformimin online. Këto akuza vazhdimisht i ka mohuar Rusia.
Artikuj të ngjashëm
-
Si po ndërhyjnë Rusia, Kina dhe Irani në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së
-
Raporti i SHBA-së: Rusia e Irani ndërhynë në zgjedhje
-
Kina dhe Irani po përpiqen të pengojnë rizgjedhjen e Trumpit ndërsa Rusia atë të Bidenit
-
Trumpi e akuzon Kinën për ndërhyrje në zgjedhje
-
Osmani: Rusia, Kina e Irani, trekëndëshi i së keqes