Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Tri gratë që janë bashkuar kundër diktatorit të fundit në Europë

Këto janë tre gratë që kanë bashkuar forcat kundër udhëheqësit të Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, i cili ka qëndruar në pushtet për 26 vite.

Tre gratë janë kthyer në simbol të opozitës, ndërkohë që zgjedhjet priten të mbahen më 9 gusht.

Svjetlana Tikanovskaja është gruaja e blogerit të njohur, Sergei Tikanovski, i cili nuk mundi ta vazhdonte kandidimin në zgjedhje pasi u arrestua në mars, me akuzën se kishte sulmuar një polic. Svjetlana po kandidon në vendin e tij.

Pasi mori certifikatën e regjistrimit në zgjedhje, 37-vjeçarja qëndroi para KQZ-së së Bjellorusisë dhe i drejtoi këtë mesazh të shoqit: “Seryozha, të dua shumë. Po e bëj vetëm për ty dhe për njerëzit që të ndoqën e që patën besim te ti,” transmeton euronews.

Dy kandidate të tjera të cilat nuk janë lejuar të marrin pjesë në zgjedhje i janë bashkuar Svetlanës për mbështetje.

Edhe Opozitarja bjelloruse merr shembullin e Kosovës për liri e prosperitet Arbëri 6 muaj më parë Opozitarja bjelloruse merr shembullin e Kosovës për liri e prosperitet

Veronika Cepkalo është gruaja e Valeri Cepkalos, i cili u largua nga Bjellorusia për në Moskë, nga frika s emos arrestohej pasi iu hoq e drejta për të marrë pjesë në zgjedhje.

Ndërsa Maria Kolesnikova është përfshirë në fushatën e Viktor Babarikos, të cilit nuk iu lejua kandidimi pasi u akuzua për ryshfet.