Tre të vrarët në sulmin me thikë të premten në Ëuerzburg të Gjermanisë ishin gra, njoftojnë autoritetet policore. 24-vjeçari që dyshohet se kreu sulmin, mori thikën nga sektori i kuzhinës në një dyqan, derisa sulmoi disa persona.
Pos të vrarëve, në sulm mbetën të lënduar pesë gra të tjera dhe një fëmijë, raporton CNN.
Hetimet policore thonë se somalezi që kreu sulmin “mund të kishte orientime ekstremiste”. Të shtunën ai është paraqitur në Gjykatë dhe mbi të rëndojnë veprat vrasje dhe vrasje në tentativë.
Artikuj të ngjashëm