Dy persona janë vrarë dhe një tjetër ka marrë plagë të rënda në një sulm me thikë të martën në Gjermani. Sulmuesi i dyshuar u arrestua, raportoi AP.
Policia ka thënë se iu përgjigjën rastit të therjeve në qytetin Ludwigshafen. 25-vjeçari i dyshuar, shtetas i Somalisë, fillimisht iku nga vendi dhe më pas u arrestua në një barnatore.
Policët përdorën armët e zjarrit gjatë procesit dhe ai u lëndua rëndë, por është jashtë rrezikut për jetë.
Të vdekurit ishin gjermanë, njëri 20 vjeç dhe tjetri 35. I theruri që shpëtoi ishte po ashtu gjerman, 27 vjeç.
Informacione të tjera për incidentin dhe motivet e mundshme për sulmin nuk u bënë të njohura. Policia tha se nuk kishte rrezik për publikun.
Artikuj të ngjashëm
-
21-vjeçari sulmon me thikë kolegët në Gjermani, një e vdekur
-
Dy të vrarë në sulm me thikë në Gjermani, arrestohet i dyshuari
-
Policia gjermane qëllon për vdekje një burrë që po kërcënonte me thika qytetarët
-
Gjermania arreston të dyshuarin e dytë për sulmin me thikë
-
Raportohet për disa të vrarë nga një sulm me thikë në Gjermani