Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Tri bomba të vogla dërgohen në aeroportet e Londrës dhe stacionin hekurudhor

Policia britanike ka bërë të ditur se ka nisur hetimet për origjinën e tri bombave të vogla, që janë dërguar në dy aeroporte të Londrës dhe një stacion të madh hekurudhor, të martën.

Tri pajisjet, të dërguara në aeroportet “Heathrow” dhe “London City”, ashtu si edhe stacioni hekurudhor “Waterloo” gjatë të së martës, “kishin potencialin e ndezjes së një zjarri të vogël, në rast të aktivizimit”, ka bërë të ditur Policia Metropolitane londineze, raporton Reuters, transmeton Koha.net.

Askush nuk është lënduar nga pajisjet dhe puna nuk është ndalur.