Tre fluturime të reja janë devijuar për shkak të dronëve në aeroportin Gatwick të Londrës.
Fluturimet e EasyJet nga Barcelona dhe Amsterdami u transferuan në Stansted, ashtu sikurse një fluturim i British Airways nga Heraklioni në Greqi.
Të tri fluturimet pastaj u realizuan në Gatwick më shumë se 90 minuta pas orarit të caktuar të mbërritjes, transmeton KTV. Aeroporti Gatwick njoftoi se kishte zbuluar një objekt të dyshimtë.
Këtë vit, autoritetet britanike arrestuan dy persona në lidhje me “përdorimin kriminal të dronëve”, që kanë penguar trafikun ajror në Aeroportin Gatwcik të Londrës.
Artikuj të ngjashëm
-
Aviacioni po përballet me qiell më të nxehtë dhe me më shumë stuhi
-
Detektimi i dronëve ndërpret përkohësisht trafikun në aeroportin e Oslos
-
Rikthehen fluturimet në Aeroportin e Munihut
-
Dronët mbi Aeroportin e Munihut shkaktojnë anulime dhe vonesa fluturimesh
-
Kaos në aeroportet kryesore evropiane pas sulmeve kibernetike