Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zjarr në afërsi të aeroportit “Heathrow” në Londër

Rreth 70 zjarrfikës po luftojnë një zjarr që ka nisur pak kilometra larg aeroportit “Heathrow” në Londër, raporton gazeta “Metro”.

Ka frikë se nga zjarri mund të përfshihen edhe prona në rrugën “Hereford” në Feltham.

Disa persona në rrjete sociale thonë se kanë dëgjuar një shpërthim të dielën pasdite.

Rreth 40 persona kanë thirrur Brigadën e Zjarrfikësve të Londrës.