Presidenti i rrëzuar i Venezuelës, Nicolas Maduro kishte ardhur për herë të parë në pushtet në vitin 2013 kur vdiq paraardhësi i tij Hugo Chavez.
BBC-ja shkruan se Maduro ka qenë prej kohësh armik i Donald Trumpit për shkak të tri arsyeve kryesore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSë pari, miliona njerëz janë larguar nga Venezuela që kur Maduro ka ardhur në pushtet, shumë prej të cilëve janë zhvendosur në SHBA.
Trumpi gjithashtu e ka akuzuar Maduron se është kreu i një organizate kriminale trafikimi. Diçka që Maduro e mohon.
SHBA-ja gjithashtu nuk beson se zgjedhjet e vitit 2024 në Venezuelë ishin të vërteta ose të drejta dhe kështu nuk e njeh Maduron si president.
Maduro është kapur bashkë me gruan e tij nga forcat amerikane të shtunën herët, në rezidencën e tij në Karakas.
Ai akuzohet për narko-terrorizëm, teksa të hënën ka dalë para gjyqit në Neë York, për seancën e parë dëgjimore, gjatë të cilit është deklaruar i pafajshëm.
Seanca e radhës ndaj tij do të mbahet më 17 mars.