Rreth 871 ton naftë e papërpunuar është derdhur në lumë si pasojë e rrëzimit të trenit të mallrave që ishte duke bartur naftën e papërpunuar në shtetin amerikan të Iowa-s.
Andy Williams, zëdhënësi i kompanisë hekurudhore BNSF, në deklaratën e tij tha se një tren i mallrave ka dalë nga binarët në qytetin Doon në Iowa dhe se janë rrëzuar shumë vagonë. Ai tha se rreth 871 ton naftë e papërpunuar është derdhur në lumin Little Rock, përcjell AA.
Williams theksoi se kanë filluar punimet për pastrimin e lumit nga nafta e papërpunuar, ndërsa tha se për momentin nuk ka ndonjë fatkeqësi mjedisore.
Zyrtarët bënë të ditur se treni mund të ketë dalë nga binarët për shkak të daljes nga shtrati të lumit Little Rock nga reshjet e dendura të shiut.
-
250 milionë bletë ikin nga kosheret pasi kamioni që i transportonte përmbyset
-
Miliona litra qumësht u derdhën në një autostradë në SHBA
-
Rrotullimi i një kamioni mbush rrugët me peshq në Washington
-
Derri bie nga kamioni transportues në SHBA, reagojnë autoritetet policore
-
Shtohet frika për katastrofë, nafta bartet nga anija e vjetruar në Jemen