Kombet e Bashkuara kanë përfunduar me sukses bartjen e 1 milion barelave të naftës nga një tanker i vjetruar në një më të ri me qëllim që të shmanget katastrofa ekologjike në Jemenin e përfshirë në luftë civile. Kombet e Bashkuara kanë deklaruar se me bartjen e naftës në anijen e re është shmangur katastrofa që ka mundur të shkatërronte biodiversitetin dhe botën ujore për më shumë se 50 vjet.
Ekipi i ekspertëve ndërkombëtar nisi nxjerrjen e naftës nga anija e njohur me emrin SOF Safer më 25 korrik. Para bartjes, anija po mbante katër herë më shumë naftë sesa ajo që u derdh në brigjet e Alaskës në vitin 1989, në një prej katastrofave më të rënda ekologjike.
Organizatat ndërkombëtare dhe grupet për të drejtat e njeriut për vite të tëra kishin paralajmëruar për rrjedhjen e mundshme ose shpërthimin e tankerit, i cili nuk është mirëmbajtur. Procesi i bartjes së naftës është kryer gjashtë kilometra larg brigjeve në Detin e Kuq që kontrollohen nga rebelët huthi të përkrahur nga Iran. Ata janë në luftë me qeverinë e njohur nga shtetet e tjera.
-
Shtrenjtohet nafta, arrin në mbi 100 dollarë për fuçi për herë të parë pas dy muajsh
-
Emiratet e Bashkuara Arabe tërhiqen nga grupi i prodhuesve të naftës “OPEC”
-
Mbërrin në Kubë një anije ruse me naftë pas një bllokade tremujore nga SHBA-ja
-
Çmimet e naftës po rriten ndërsa lufta në Lindjen e Mesme po zgjerohet
-
Trumpi ndryshon lidhur me bllokadën e naftës kubane, lejon kalimin e anijes ruse