Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Trendi i klimës “ekstreme e të pazakontë” vazhdon edhe pas rekordit të 2016-ës

Në atmosferë, dete e edhe rreth poleve, ndryshimi i klimës por arrin nivele të reja shqetësuese nëpër gjithë tokën, transmeton koha.net.

Kjo sipas një analize te detajuar globale nga Organizata Botërore Meteorologjike (WMO).

Aty thuhet se 2016-ta jo vetëm që ishte viti më i nxehtë i shënuar, por është parë edhe rritja e CO2 në nivele të reja, derisa akulli në detin në Arktik ka shënuar temperatura të reja në uljeje.

Gjendja “ekstreme e të pazakontë” ka vazhduar edhe në vitin 2017, thonë ata.

Krahasuar me periudhat e referuara nga ta, 1961-1990, viti 2016 ishte më i nxehtë për 0.83 gradë celsius se sa mesatarja.

Edhe 2023-a, viti më i nxehtë ndonjëherë Botë 2023-a, viti më i nxehtë ndonjëherë

Ishte 1.1 gradë C më i nxehtë se perioda para- industriale dhe 0.06 gradë C më i nxehtë se një vit më parë, 2015, raporton BBC, transmeton koha.net.

“Kjo rritje e temperaturave globale është në përputhje me ndryshimet e tjera që po ndodhin në sistemin klimatik”, ka thënë sekretari gjeneral i WMO, Petteri Taalas.