Të paktën tre persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë lënduar pas shpërthimit në një ndërtesë në Hagë, kanë bërë të ditur autoritetet.
Lajmin e ka konfirmuar kryebashkiaku i qytetit holandez, Jan van Zanen, i cili ka deklaruar se ka edhe shumë të tjerë të bllokuar nën rrënoja.
Shkaku i shpërthimit nuk është ende i qartë, por policia holandeze njoftoi se një veturë u largua me shpejtësi shumë të madhe pas shpërthimit.
Mediat holandeze raportuan se pesë banesa u shkatërruan nga shpërthimi.
Komisioneri i policisë kombëtare në Holandë, Janny Knol, ka thënë se shpërthimi ka shkaktuar mosbesim dhe pasiguri në komunitet.
Artikuj të ngjashëm
-
Tre të arrestuar lidhur me shpërthimin në një kompleks banimi në Hagë
-
Shpërthim në Hagë, raportohet për disa të lënduar
-
Tre të vdekur dhe dhjetëra të lënduar nga shpërthimi i një zjarri në Budapest
-
Tre pacientë të vdekur nga shpërthimi i një zjarri në një spital në Hamburg
-
Zjarr në një ndërtesë në Dusseldorf, tre të vdekur e shumë të lënduar