Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Tre të arrestuar lidhur me shpërthimin në një kompleks banimi në Hagë

Shperthimi ne nje kompleks banimi ne Hage

Foto: EPA

Autoritetet në Holandë kanë arrestuar tre të dyshuar në lidhje me shpërthimin në një kompleks banimi në Hagë të Holandës, ku humbën jetën gjashtë persona dhe la komunitetin në shok, raporton “BBC”

Shpërthimi ndodhi të shtunën rreth orës 06:15 të mëngjesi në zonën Tarwekamp të qytetit.  Policia është duke hetuar të gjitha pistat. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Të dyshuarit po mbahen në paraburgim dhe po lejohen të kontaktojnë vetëm me avokatët e tyre. Ata pritet të paraqiten në gjykatë më vonë këtë javë. 

“Nuk mund të përjashtohet mundësia e arrestimeve tjera”, është thënë nga zyrtarët. 

Në mesin e viktimave ishin tre anëtarë të një familje – një burrë 45-vjeçar, një grua 41-vjeçare dhe vajza 17-vjeçare. Ndërsa mrekullisht shpëtoi djali tetëvjeçar.  Tre burra tjerë – të moshave 31, 44 dhe 63 – po ashtu humbën jetën. 

Katër u shpëtuan nga rrënojat.