Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Tre të vdekur nga një sulm me bombë dhe të shtëna me armë në një hotel në Somali

Një sulm me makinë bombë dhe të shtëna në një hotel në qytetin somalez të Kismayut kanë vrarë të paktën tre persona të dielën përpara se forcat e sigurisë t’i jepnin fund rrethimit në hotel dhe të vrisnin sulmuesit, tha policia.

Të shtënat me armë shpërthyen pasi një automjet i mbushur me eksploziv u përplas në portën e hotelit Tawakal të qytetit port. Grupi militant i al Shabaab i lidhur me Al Kaedën tha se e kishte kryer sulmin.

“Deri më tani tre persona kanë vdekur dhe tetë të tjerë janë plagosur, të njëjtit u dërguan në spitalin e Kismayut”, tha Farah Mohamed, oficer sigurie.

Mohamed Nasi Guled, zëvendësshef i policisë së Jubbalandit, tha më herët të dielën në Televizionin kombëtar të Somalisë se kishte pasur tre sulmues në hotel.

Mohamad, oficer i sigurisë, tha më vonë të dielën, se personeli i sigurisë i kishte dhwnë fund rrethimit.

Edhe Ndërpritet sulmi 30-orësh i militantëve në një hotel në Somali Botë Ndërpritet sulmi 30-orësh i militantëve në një hotel në Somali

“Operacioni i hotelit Twakal ka përfunduar dhe të gjithë militantët brenda janë vrarë dhe ne kemi shpëtuar shumë njerëz nga hoteli”, i tha Reutersit.

Para sulmit, një takim po mbahej në hotel për të planifikuar se si të luftohej al Shabaab, tha oficeri i sigurisë.

Nuk kishte detaje të mëtejshme mbi vdekjet apo të plagosurit.

Mohamed Nur, një kapiten policie dhe Farah Ali, një shitës në Kismayu, i thanë Reuters se shpërthimi në hotel i parapriu të shtënave me armë.

Pamjet video nga Televizioni Kombëtar Somalez i postuar në llogarinë e tij në Twitter tregojnë se personeli i sigurisë ngarkon një nga të plagosurit në një ambulancë.

Edhe Shkon në 20 numri i të vdekurve në sulmin në një hotel në Somali Botë Shkon në 20 numri i të vdekurve në sulmin në një hotel në Somali

Abdiasis Abu Musab, zëdhënësi i operacionit ushtarak të al Shabaab, tha se grupi qëndronte pas sulmit, për të cilin ai tha se kishte për qëllim të godiste administratorët e rajonit Jubbaland që punonin nga hoteli.

Kismayu është kryeqyteti tregtar i Jubbaland, një rajon i Somalisë jugore ende pjesërisht i kontrolluar nga al Shabaab.

Al Shabaab u dëbua nga Kismayu në vitin 2012. Porti i qytetit kishte qenë një burim kryesor i të ardhurave për grupin nga taksat, eksportet e qymyrit dhe taksat mbi armët dhe importet e tjera të paligjshme.

Në vitin 2019, një sulm i ngjashëm në një hotel tjetër në Kismayu vrau të paktën 26 persona.

Edhe Tetë të vdekur nga sulmi i xhihadistëve në Somali Botë Tetë të vdekur nga sulmi i xhihadistëve në Somali

Grupi po lufton për të rrëzuar qeverinë qendrore dhe për të imponuar sundimin e saj bazuar në interpretimin e tij të rreptë të ligjit të sheriatit të Islamit. Ajo ka vrarë mijëra somalezë dhe qindra civilë në të gjithë Afrikën Lindore në një kryengritje dhjetëvjeçare.

Forcat somaleze të sigurisë thonë se kanë arritur përfitime në fushën e betejës kundër al Shabaab në javët e fundit ndërsa luftonin përkrah grupeve lokale të vetëmbrojtjes, por grupi ka vazhduar të kryejë bastisje vdekjeprurëse.