Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Tre të mbijetuar nga rrëzimi i aeroplanit

21:21 Tre të mbijetuar nga rrëzimi i aeroplanit

Një zyrtar i paidentifikuar ushtarak kuban ka thënë se tre persona kanë mbijetuar nga rrëzimi i aeroplanit.

Sipas tij, jeta e tre të mbijetuarve është në rrezik. Ky është informacioni i parë që nga rrëzimi i aeroplanit

Në aeroplan ishin 104 persona. Ende nuk dihen shkaqet e rrëzimit të aeroplanit.


20:37 Rrëzohet aeroplani me 104 persona në bord

Një Boeing 737 që kishte në bord 104 pasagjerë pak pasi që u nis nga aeroporti ndërkombëtar i Havanas, është rrëzuar.

Edhe Tetë të vdekur pas rrëzimit të një avioni ushtarak amerikan Botë 1 muaj më parë Tetë të vdekur pas rrëzimit të një avioni ushtarak amerikan

Ende nuk është e qartë arsyeja e aksidentit, por pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë se aeroplani është dëmtuar seriozisht, dhe nga brenda dilte tym.

Fluturimi ishte i brendshëm dhe ishte drejtuar për qytetin Holguin. Zyrtarët qeveritarë dhe emergjencat lokale janë nisur menjëherë në vendin e ngjarjes.