Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Tre shkencëtarë evolucionarë fitojnë Nobelin për kimi

Shkencëtarët evolucionarë amerikanë Frances H.Arnold, George P.Smith dhe britaniku Gregory P.Winter, janë laureatë të Nobelit për kimi për punën që kanë bërë në shkencën evolucionare.

Akademia suedezi ka thënë se shkencëtarët kanë treguar fuqinë e evolucionit duke aplikuar principet e Darvinit në tuba testues për të zgjidhur disa prej problemeve më të këqija të botës. Doktor Arnoldi kreu evolucionin e parë direkt të enzimave dhe proteinave që nxisin reaksione kimike. Dr. Smith zhvilloi një metodë me të cilën virusi që infekton bakterin mund të përdoret për krijimin e proteinave të reja. Ndërsa Dr. Winter përdori metodën “shfaqja e fagut” për të prodhuar medikamente të reja, transmeton Koha.net.

Enzimat e prodhuara nga evolucioni i drejtpërdrejt përdoren për të prodhuar çdo gjë, prej biokarburantëve deri te farmaceutikët. “Shfaqja e fagut” ka prodhuar antitrupa që mund të neutralizojnë toksina dhe ndihmojnë në shërimin e kancerit metastatik.