Tre punëtorë ndërtimi kanë vdekur pasi skela e një ndërtesë u shemb në Tajvanin verior të shtunën, njoftoi Agjencia Qendrore e Lajmeve (CNA) e Tajvanit.
Incidenti, i cili la dy të tjerë të lënduar, me fraktura në këmbë, ndodhi në një kantier metroje në Sanxia, New Taipei City.
Raporti nuk tha se çfarë e shkaktoi shembjen.
Kryebashkiaku i ri i qytetit të Taipeit, Hou You-yi tha se qeveria komunale shtyu ndërtimin dhe urdhëroi një hetim.
Nga viktimat, një punëtor ishte nga Tajlanda ndërsa dy të tjerët nga Tajvani.
Artikuj të ngjashëm
-
Katër të vdekur nga shembja e skelave në një kantier ndërtimi në Vjenë
-
Katër të vdekur nga shpërthimi i gazit në një qendër tregtare në Tajvan
-
Të paktën tre të vdekur nga tajfuni Gaemi që ka goditur Tajvanin
-
Tre të vdekur nga shembja e skelave në Lozanë, dhjetëra të lënduar
-
Shkon në 12 numri i të vdekurve nga tërmeti në Tajvan