Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Tre milionë të infektuar, 100 mijë të vdekur e presidenti i Brazilit feston titullin e skuadrës së dashur

Foto: Reuters

Për pesë muaj që kur u shfaq koronavirusi në Brazil, janë infektuar mbi tre milionë banorë, derisa 100.000 kanë vdekur.

Vetëm të shtunë u raportuan 49.970 raste të reja pozitive me COVID-19 në vendin me 210 milionë banorë, kurse vdiqën 905 persona, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi.

Gjykata e Lartë dhe Kongresi, institucione që po e kritikojnë presidentin e vendit Jair Bolsonaro për mënyrën se si p e menaxhon pandeminë, kanë shpallur tri ditë zie për 100 mijë personat e vdekur si pasojë e COVID-19.

Presidenti Bolsonaro nuk e ka komentuar këtë, ndoshta edhe pse ishte i zënë të shtunën me një festë.

Ai u pa me fanellë të skuadrës së tij të dashur Palmeiras, duke e festuar titullin e Brazilit.

Palmeirasi u shpall kampione pak kohë pasi Ministria e Shëndetësisë njoftoi se numri i të vdekurve ka kaluar 100-mijëshin.

Të enjten, Bolsonaro foli shkurt për të pandeminë.

Edhe Presidenti që nuk do t’ia dijë për koronavirusin, nxitë zemërim sërish Botë Presidenti që nuk do t’ia dijë për koronavirusin, nxitë zemërim sërish

“Më vjen keq për të gjithë që kanë vdekur. Numri i të vdekurve ka shkuar në 100.000, por ne do të vazhdojmë të jetojmë dhe të gjejmë mënyra se si të heqim qafe këtë problem”, tha ai, duke shtuar se numri i lartë i të infektuarve është rezultat i diagnostikimit të gabuar.

Bolsonaro në vazhdimësi është kritikuar për menaxhimin, pasi e ka shpërfillur rrezikun që sjell COVID-19 dhe ka refuzuar të marrë masa mbrojtëse për parandalim të kësaj sëmundje.

Edhe vetë Bolsonaro ishte i prekur me koronavirus.

Image