E bllokuar brenda rrënojave të një veture pas një aksidenti që vrau prindërit e saj, një vajzë pesëvjeçare është quajtur "mrekulli" pasi mbijetoi dhe ndihmoi motrën e vëllain e saj.
Brenda një Land Roveri të përmbysur, fshehur nga pamja pranë një rruge të Australisë perëndimore, vajza arriti të zgjidhë rripin e sigurimit të vëllait të saj njëvjeçar, duke e liruar atë, shkroi TheGuardian.
Së bashku me vëllain e tyre dy vjeçar, tre fëmijët u detyruan të prisnin për 55 orë në nxehtësi deri në 30 gradë Celsius, pranë prindërve të vdekur, përpara se të gjendeshin nga miqtë e familjes.
Sipas të afërmve, fëmijët ishin shumë të dehidratuar dhe ende brenda automjetit kur mbërriti ndihma. Djali i madh ishte ende i lidhur në ndenjësen e tij, më shumë se dy ditë pas aksidentit. Ata u dërguan në spital për trajtim.
Policia, familjarët dhe miqtë e kanë përshkruar këtë si tragjedi por edhe si një ngjarje mrekullie të mbijetesës.
-
Fëmija 1 vjeç gjendet duke u zvarritur në rrugë - vëllai iu gjet i vdekur e nëna iu arrestua
-
3-vjeçarja shpëtohet pas 60 orësh nën dhe
-
Shpëtimi dramatik i familjes pasi ra me veturë në shkëmbinj
-
SHBA: Familja e harron pesëvjeçarin në veturë, vdes nga i nxehti
-
Policia dënon një grua në Prizren pasi i kishte lënë fëmijët në veturë në temperatura të larta