Tre fëmijë janë gjetur të vdekur në një apartament në kryeqytetin e Kroacisë të shtunën, krahas një burri që kishte tentuar vetëvrasjen. Sipas raportimeve, dyshohet se fëmijët janë vrarë nga babai i tyre.
Zyrtarët policorë kanë shkuar në banesë rreth orës 02:00 të natës, pasi kishin marrë një thirrje për tentim vetëvrasjeje.
Një 56-vjeçar është gjetur bashkë me trupat e fëmijëve.
Kushtet e tij s’u bënë të ditura, ndërsa ka nisur hetimi për rastin.
Mediat në Kroaci kanë thënë se ai është një austriak që ka jetuar dhe punuar në Zagreb.
Portali kroat “index” ka raportuar se fëmijët ishin binjakë 7-vjeçarë – djalë e vajzë – dhe një djalë katërvjeçar.
Babai i tyre ishte ankuar për probleme financiare e emocionale.