Tre burra sudanezë janë dënuar me amputim të dorës për vjedhje, për herë të parë në pothuajse një dekadë që një dënim i tillë jepet nga gjykatat e shtetit.
Tre burrat, të gjithë të moshës rreth 20 vjeç janë dënuar për vjedhje të cilindrave të gazit në Omdurman, qyteti me pothuajse më së shumti popullsi në Sudan, raportoi The Guardian të martën.
Vendimi u dha dy javë më parë, por sapo ka dalë në dritë, në një rast që do të shqetësojë më tej njerëzit që kanë frikë se Sudani po rrëshqet përsëri në ekstremizëm shtetëror, 15 muaj pas grushtit të shtetit që destabilizoi vendin dhe ndaloi tranzicionin e tij drejt demokracisë.
Burrat u dënuan gjithashtu me tre vjet burgim për keqbërje dhe gjobë në vlerë prej mbi 3,000 eurosh si kompensim për vjedhjen.
Burrat janë dërguar në burgun e Koperit në veri të Khartoum-it, ku dënimi do të kryhet në një datë të pacaktuar. Burgu aktualisht mban ish-presidentin Omar al-Bashir, i cili u rrëzua nga pushteti në vitin 2019 pas një kryengritjeje publike, dhe ndihmësit e tij.
-
Gruaja sudaneze dënohet me gjashtë muaj burgim pasi puthi një burrë
-
Rrëfime tronditëse nga Sudani: dhunë seksuale dhe rrëmbime gjatë luftës
-
“I pashë duke i shkelur me vetura ata që kishin mbetur të plagosur” – rrëfime tronditëse nga Sudani
-
Një vit pas rënies së Asadit, një Siri e ndarë përpiqet të shpëtojë nga cikli i dhunës
-
Guterres: Lufta civile në Sudan ka dalë jashtë kontrollit