Zartoshte Bakhtiari ka thënë se nuk ka fjetur më tepër se tri orë qëkur nisën trazirat në Francë, një javë më parë. Gjatë ditës, ai është kryebashkiak i Neuilly-sur-Marne, në një nga zonat më të varfra të Francës, në lindje të Parisit.
Natën, patrullon rrugëve me staf dhe këshilltarë bashkiakë deri në orën 04:00 ose 05:00, duke vepruar si paralajmërues i hershëm për policinë, që përballen me rebelët.
“Brenda ditësh ne ishim në ferr”, deklaroi ai, raportoi BBC-ja të martën.
Ai do të shkojë në Pallatin Elysée ku me mbi 200 kryetarë të tjerë bashkie do të diskutojnë krizën në vend me presidentin Emmanuel Macron.
Kërkesa e tij është “për më tepër ashpërsi” nga shteti dhe leje nga policia lokale e qytetit për të përdorur dronë në monitorimin e aktiviteteve në qytet.
“Ajo që po ndodh tani është rezultat i viteve të dobësisë nga politikanët dhe të vendimeve që nuk janë ndërmarrë. Është një problem sepse këta (rebelët) nuk kanë frikë nga drejtësia. Ata mund të shkojnë në gjykatë, por ata kthehen në shtëpi disa orë pas gjyqit, thjesht sepse ne nuk kemi mjaftueshëm vende në burg, në këtë qark të Parisit. Ne nuk mund ta mbështesim këtë lloj dobësie nga shteti”, u shpreh Bakhtiari.
-
Trazirat në Francë lehtësohen, pritet takim mes kryebashkiakëve
-
Zjarrfikësit në Francë përgatiten për një fazë tjetër të betejës kundër zjarreve në pyje
-
Shpërthime në Damask gjatë vizitës së Macronit
-
Francezët votojnë në rundin e dytë të zgjedhjeve lokale, Parisi dhe Marseji në fokus
-
Sarkozy e quan “rraskapitëse” dhe “makth” kohën e kaluar në burg