Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Trazirat e Tunizisë 12 vjet pas protestave të “Pranverës Arabe”

Mijëra protestues të zemëruar me krizën ekonomike të Tunizisë dhe lëvizjen gjithnjë e më autoritare të presidentit, marshuan nëpër kryeqytet pas thirrjes së partive opozitare për të shënuar 12-vjetorin e kryengritjes së “Pranverës Arabe” që nisi në Tunizi dhe u zgjerua në mbarë rajonin.

Masa e protestës vjen pas zgjedhjeve katastrofike parlamentare të muajit të kaluar, në të cilat vetëm 11% e votuesve hodhën votat. Zgjedhjet kishin për qëllim të zëvendësonin dhe riformësonin një legjislaturë që presidenti Kais Saied e shpërndau në vitin 2021. Raundi i dytë është caktuar për 29 janar. Vendi po kalon krizë të madhe ekonomike, me inflacion dhe papunësi në rritje.

Tunizianët janë goditur nga rritja e çmimeve të ushqimeve dhe mungesa e karburantit dhe produkteve bazë si sheqeri, vaji dhe orizi në muajt e fundit. Fronti i Shpëtimit Kombëtar, një koalicion i pesë partive opozitare, duke përfshirë partinë popullore opozitare islamike Ennahdha, kishte bërë thirrje për marshim në Tunisin qendror.