Reagime të menjëhershme ka shkaktuar lajmi se Kuvendi i Malit të Zi, ka miratuar Ligjin për presidentin.
Mbështetësit e Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), janë mbledhur në një protestë para ndëtesës së Kuvendit dhe kanë brohoritur e fishkëllyer kundër miratimit të Ligjit.
Protestuesit kanë thyer rrethojat dhe kanë hedhur shishe në drejtim të ndërtesë së Kuvendit. Pas kësaj Polica ka hedhur gaz lotsjellës. Dy persona kanë kërkuar ndihmë në Urgjencë.
Xhami në derën e hyrjes së ndërtesës së Kuvendit është thyer. Për arsye të sigurisë dritat në kuvend janë fikur.
Protestuesit kanë brohoritur “Tradhti, tradhti” dhe kanë fyer kryeministrin Dritan Abazoviq dhe ministrin Filip Axhiq, ndërsa paraprakisht kanë thënë se ndryshimet në Ligjin për Presidentin kanë për qëllim rrëzimin e rendit kushtetues, të cilin, siç thonë ata, nuk do ta lejojnë.
Edhe
Kaos në Kuvendin e Malit të Zi, deputetët përplasen mes vete
Kuvendi i Malit të Zi, të hënën ka miratuar në lexim të dytë ndryshimet në Ligjin për Presidentin. Për miratimin e këtij akti votuan 41 deputetë.
Pjesëmarrësit e protestës kanë fishkëllyer për të shoqëruar miratimin e ligjit dhe më pas, shishet kanë fluturuar drejt ndërtesës së Kuvendit, e cila sigurohet nga forca të forta policie.
Gjatë ditës numri i policëve tek ndërtesa e Kuvendit është shtuar. Pjesëmarrësi në protestën para Kuvendit, Predrag Vushuroviq, pas miratimit të Ligjit për Presidentin, ka theksuar se nga nesër do të bllokojë të gjitha qytetet në Mal të Zi. “Ata do të shohin sa prej nesh jemi, dhe ne jemi”, ka theksuar ai.
Ai ka deklaruar se me votimin e sotëm definitivisht u vërtetua tradhtia ndaj Malit të Zi. "Tradhti në thellësi dhe në rrënjë, përgjigja për këtë mund të jetë vetëm një bllokadë", ka deklaruar Vushuroviq.
Organizatorët ftuan qytetarët që të ndjekin udhëzimet e tyre gjatë gjithë ditës dhe të jenë të gatshëm dhe se do të jenë para Kuvendit derisa të shohin se si do të jetë rezultati i votimit në Kuvend dhe se do ta informojnë opinionin për të gjitha. lëvizjet e mëtejshme.
Ndryshimet në Ligjin për presidentin, ndryshojnë kompetencat e presidentit në pjesën e zgjedhjes së përfaqësuesve. Deputetët i votuan këto ndryshime në fillim të nëntorit, por presidenti i shtetit Milo Gjukanoviq refuzoi ta nënshkruaj aktin dhe e ktheu atë për një vendim të ri.
Edhe
Gjukanoviqi shpërndan Parlamentin e Malit të Zi
Organizatorët paraprakisht kishin paralajmëruar se do ta “përmbytin” Podgoricën me autokolona makinash për të dhënë mbështetje të fortë se “sot është Dita e D-së kur bëhet fjalë për funksionimin normal të shtetit, rendin kushtetues dhe sistemin juridik”.
Kolonat e makinave krijuan bllokime në shumicën e rrugëve të qytetit dhe mbërritja në Podgoricë u paralajmërua pothuajse nga të gjitha qytetet e Malit të Zi. / ksp