Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Trashëgimtarja 8 vjeçe e diamanteve heq dorë nga pasuria që të bëhet murgeshë

Një tetë vjeçare në Indi, e cila do të trashëgonte një pasuri diamantesh prej shumë miliona dollarësh, ka nisur rrugëtimin si murgeshë në një urdhër të rreptë fetar, pasi hoqi dorë nga kënaqësitë e kësaj bote.

Devanshi Sanghvi ishte, deri këtë javë, një trashëgimtare e biznesit të bizhuterive “Sanghvi and Sons” në Surat, i njohur në vend si “Diamond City” për rëndësinë e tij në tregtinë globale të gurëve të çmuar.

Familja e saj janë gjithashtu anëtarë të besimit “jain”, një fe e vogël por e lashtë indiane që predikon kundër dhunës, vegjetarianizmin e rreptë dhe dashurinë për të gjitha krijesat, raportoi The Guardian.

Të mërkurën ajo arriti në tempull për të shkëmbyer rrobat e saj luksoze me një veshje të thjeshtë, pasi preu edhe flokët.

Vajza është nga personat më të vegjël që ka kryer ceremoninë fetare për të braktisur gjësendet materiale për t’i hyrë besimit.

Edhe Dasmat që çojnë në krizë financiare Botë Dasmat që çojnë në krizë financiare

Prindërit e saj kanë thënë se ajo ka qenë e epur që të bëhej murgeshë.

Biznesi i familjes së saj që ekziston nga viti 1981 ka vlerë neto 61 milionë dollarë.