Transmetuesi publik australian e ka humbur betejën ligjore rreth bastisjeve kundërthënëse policore në zyret e saj në Sidnei, gjatë vitit të kaluar.
Në qershor, policia kishte bastisur zyret e Korporatës Transmetuese Australiane (ABC), ashtu si edhe shtëpinë e një gazetari, lidhur me shkrimet e tij, të bazuara tek sinjalizuesit brenda qeverisë, raporton BBC.
Bastisjet kishin shkaktuar zemërim tek australianët dhe protesta nga mediet në tërë Australinë, transmeton Koha.net.
Megjithatë, Gjykata Federale e Australisë ka vendosur se këto bastisje ishin të ligjshme.
Drejtori menaxhues i ABC-së, David Anderson ka thënë se vendimi ishte “zhgënjyes”. Ai ka deklaruar se bastisjet kishin qenë “tentim për frikësimin e gazetarëve të mos e kryejnë punën e tyre”.
-
Gazetarët australianë mund të burgosen për posedim informatash sekrete
-
Gazetat në Australi protestojnë me ballina të zeza ndaj kufizimeve
-
Gazetarët e ABC-së në Australi arrestohen për hulumtimin rreth ushtrisë australiane në Afganistan
-
Pas ndalimit të rrjeteve sociale për fëmijë, Australia paditet për cënim të lirisë së fjalës
-
Zyrtarët izraelitë ia ndërpresin transmetimin “AP”, ia sekuestrojnë kamerën