Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Tragjedi në Belgjikë: Bie pema gjigante e Krishtlindjes, një i vdekur

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Belgjikë pasi bredhi i madh i Krishtlindjes prej 20 metrash ka rënë në shesh, duke lënë të vdekur një grua dhe dy të tjerë të lënduar, raportoi DPA.

Autoritetet kanë thënë se pema kishte rënë si pasojë e erërave të forta, që ka pasuar me fatkeqësi.

Personat e prekur nga kjo ngjarje ishin zënë përfundi pemës.

Në rrjete sociale janë publikuar pamje nga ngjarja.