Një trafikant i dyshuar droge, i cili është shënjestër i kërkimit ndërkombëtar, i ka dërguar një video mediave në të cilën falënderon policinë boliviane që pretendon se e kishte paralajmëruar paraprakisht për një përpjekje për ta arrestuar.
Të shtunën, policët e Bolivisë bastisën shtëpinë e Sebastian Marset, i cili kërkohet në Uruguai, Brazil, Paraguai dhe SHBA.
Por, Marset ia doli të arratisej.
Policia boliviane ka mohuar se e kishte paralajmëruar dhe vazhdon ta kërkojë, raportoi BBC.
Mbi 2,250 policë janë dërguar për ta gjurmuar atë por deri tani ka arritur të ikë.
Edhe
Kapet i shumëkërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar për trafikim narkotikësh
Policët lëvizën për ta arrestuar në qytetin Santa Cruz të shtunën por rojet e Marsetit e morën një polic peng dhe i kërkuar menaxhoi të arratisej bashkë me gruan dhe fëmijët.
Policia deri tani ka kërkuar tetë prona të tij dhe ka arrestuar dhjetëra persona të dyshuar për lidhje me Marsetin.