Policia e New Yorkut ka akuzuar pesë persona për vrasjen e një personi që ishte raportuar i zhdukur. Ai ka vdekur pas torturave të vazhdueshme që i janë bërë për më shumë se një muaj nga disa individë e të cilët më pas u munduan t’ia zhduknin trupin në një fushë.
24-vjeçari Sam Nordquist, transgjinor, ishte raportuar i zhdukur më 9 shkurt. Policia ka thënë se ai kishte shkuar në New York në shtator dhe kishte humbur kontaktet me të afërmit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPolicia ka thënë se detajet dhe rrethanat e rastit janë tepër të tmerrshme dhe se është një hetimi “më i rëndë” që ka bërë ndonjëherë, raportoi AP.
“Asnjë qenie njerëzore nuk duhet të durojë atë që Sam ka duruar”, u tha nga policia.
Hetimi deri tani ka zbuluar “prova thellësisht shqetësuese të abuzimit” që çuan në vdekjen e Nordquistit, por nuk janë dhënë detaje nga rasti derisa hetimi po vazhdon.