E njohur për ukrainasit me pseudonimin Taira, Paievska dhe kujdesi i saj për të plagosurit e Mariupolit gjatë pushtimit rus gati shtatëmujor të Ukrainës morën vëmendjen globale pasi pamjet e saj të kamerës së trupit iu dhanë Associated Pressit. “A e dini pse ne jua bëjmë këtë?” – e pyeti një ruse Paievskën teksa e torturonte. Ajo ia tregoi xhirimin komisionit. Ajo i tha panelit përgjigjen e saj: “Sepse mundesh”
(AP) - Një mjeke vullnetare ukrainase, e mbajtur tre muaj rob nga forcat ruse në qytetin port të rrethuar të Ukrainës, Mariupol, u tha ligjvënësve amerikanë se kishte përqafuar dhe ngushëlluar të burgosurit e tjerë teksa ata vdiqën nga torturat dhe plagët e trajtuara në mënyrë joadekuate.
Ukrainasja Yuliia Paievska, e cila u kap nga forcat pro-ruse në Mariupol në mars dhe u mbajt në vendndodhje të ndryshme në territorin me separatistë pro-Rusi në rajonin ukrainas të Donjeckut, foli me ligjvënësit me Komisionin për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë, i njohur më mirë si Komisioni i Helsinkit, një agjenci qeveritare e krijuar pjesërisht për të promovuar aprovimin ndërkombëtar me të drejtat e njeriut.

Seancat e torturës zakonisht fillonin me robëruesit e tyre që detyronin të burgosurit ukrainas t’i hiqnin rrobat, përpara se rusët të fillonin të gjakosnin dhe t’i torturonin të burgosurit
“A e dini pse ne jua bëjmë këtë?”
Rrëfimet e saj ishin të detajuara publikisht për trajtimin e saj në robëri, në atë që ukrainasit dhe grupet ndërkombëtare të të drejtave thonë se janë ndalime të përhapura, si të joluftëtarëve ukrainas, ashtu edhe të luftëtarëve nga forcat ruse.
E njohur për ukrainasit me pseudonimin Taira, Paievska dhe kujdesi i saj për të plagosurit e Mariupolit gjatë pushtimit rus gati shtatëmujor të Ukrainës morën vëmendjen globale pasi pamjet e saj të kamerës së trupit iu dhanë Associated Pressit.
Edhe
Rrëfimi i mjekes për ferrin e robërise ruse
“A e dini pse ne jua bëjmë këtë?” – e pyeti një ruse Paievskën teksa e torturonte. Ajo ia tregoi xhirimin komisionit. Ajo i tha panelit përgjigjen e saj: “Sepse mundesh”.
U bënë përshkrime të hollësishme të vuajtjeve të të burgosurve. Një djalë 7-vjeçar vdiq në prehrin e saj, sepse nuk kishte asnjë nga pajisjet mjekësore që i nevojiteshin për ta trajtuar, tha ajo.
Seancat e torturës zakonisht fillonin me robëruesit e tyre që detyronin të burgosurit ukrainas t’i hiqnin rrobat, përpara se rusët të fillonin të gjakosnin dhe t’i torturonin të burgosurit, tha ajo.
Rezultati ishte disa “të burgosur në qeli që bërtisnin për javë të tëra dhe më pas vdisnin nga torturat pa asnjë ndihmë mjekësore”, tha ajo. “Atëherë në këtë mundim të ferrit, e vetmja gjë që ata ndiejnë para vdekjes janë abuzimi dhe rrahja shtesë”.
“Vladimir Putin, kriminel lufte”
Ajo vazhdoi, duke rrëfyer numrin e ukrainasve të burgosur. “Shoku im, sytë e të cilit ia mbylla para se të ftohej trupi i tij. Një mik tjetër. Dhe një tjetër. Një tjetër”.
Paievska tha se ajo u mor në paraburgim pasi u ndalua në një kontroll rutinë dokumentesh. Ajo kishte qenë një nga mijëra ukrainasit që besohej se ishte zënë rob nga forcat ruse. Kryetari i Bashkisë së Mariupolit tha se 10 mijë njerëz vetëm nga qyteti i tij u zhdukën gjatë rrethimit prej muajsh rus të atij qyteti. Ai ra në duart e rusëve në prill, me qytetin e shkatërruar nga bombardimet ruse dhe me të vdekur të panumërt.
Konventat e Gjenevës veçojnë mjekët, si ushtarakë ashtu edhe civilë, për mbrojtje “në të gjitha rrethanat”. Senatori Ben Cardin, demokrat nga Marylandi, dhe bashkëkryetar i Komisionit të Helsinkit, nënvizoi se kushtet që ajo përshkroi për të burgosurit civilë dhe ushtarakë shkelin të drejtën ndërkombëtare.
Kongresisti republikan, Joe Wilson, e quajti presidentin rus, Vladimir Putin, kriminel lufte.
“Është kritike që bota t’i dëgjojë historitë e atyre që duruan më të keqen nën robëri”, tha Wilson. “Dëshmitë janë thelbësore për ndjekjen penale të krimeve të luftës”.
Para se të kapej, Paievska kishte regjistruar më shumë se 256 gigabajt filmime tronditëse të kamerës së trupit që tregonin përpjekjet e ekipit të saj për të shpëtuar të plagosurit në qytetin e ndarë. Ajo ua dha pamjet gazetarëve të Associated Press, ekipit të fundit ndërkombëtar në Mariupol, në një kartë të vogël të dhënash.
Edhe
Kamera e mjekes së zhdukur dëshmon tmerret e Mariupolit
Gazetarët u larguan nga qyteti më 15 mars me kartën e futur brenda një tamponi, duke e çuar atë nëpër 15 postblloqe ruse. Të nesërmen, Paievska u kap nga forcat pro-ruse. Ligjvënësit lëshuan videon e AP-së me pamjet e saj.
“Keni parë shumë filma amerikanë. Nuk do të ketë asnjë telefonatë”
Ajo u lirua më 17 qershor, e dobët dhe e lodhur, me trupin prej një atleteje të saj më shumë se 10 kilogramë më të lehtë nga mungesa e ushqimit dhe aktivitetit. Ajo tha se raporti i AP-së që tregonte se ajo kujdesej për ushtarët rusë dhe ukrainas, së bashku me civilët e Mariupolit, ishte kritik për lirimin e saj, në një shkëmbim të burgosurish.
Paievska më parë kishte refuzuar të fliste në detaje me gazetarët për kushtet në paraburgim, duke e përshkruar atë gjerësisht si ferr. Ajo përpihej herë pas here ndërsa dëshmonte.
Qeveria e Ukrainës thotë se ka dokumentuar rreth 34 mijë krime lufte ruse që nga fillimi i luftës në shkurt. Gjykata Ndërkombëtare Penale dhe 14 vende anëtare të Bashkimit Evropian, gjithashtu, kanë nisur hetimet.
Misioni i Monitorimit të të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara në Ukrainë thotë se ka dokumentuar se të burgosurit e luftës në paraburgimin rus kanë pësuar tortura dhe keqtrajtime, si dhe ushqim, ujë e kujdes shëndetësor të pamjaftueshëm.
Rusia nuk është përgjigjur ndaj akuzave. Si Kombet e Bashkuara ashtu edhe Kryqi i Kuq Ndërkombëtar thonë se atyre u është mohuar qasja te të burgosurit.
Paievska, e cila tha se pësoi dhimbje koke gjatë ndalimit të saj si rezultat i një tronditjeje nga një shpërthim i mëparshëm, u tha ligjvënësve se ajo u kërkoi rrëmbyesve të saj që ta linin të telefononte burrin për ta njoftuar se çfarë kishte ndodhur me të.
“Ata thanë: ‘Keni parë shumë filma amerikanë. Nuk do të ketë asnjë telefonatë’”, tregoi ajo.
Nganjëherë torturuesit e saj gjatë paraburgimit e kërkonin që ta vriste veten, tha ajo.
Edhe
Autopsitë e të burgosurve ukrainas tregojnë për sistem brutaliteti në burgjet ruse
“Unë thashë jo. Do të shoh se çfarë do të ndodhë nesër”, tha ajo.
Përktheu: Forca Jashari