Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Brenda kampeve ruse “të stilit nazist” ku ukrainasit po “lihen të vdesin”

Mijëra ukrainas po mbahen në kampe të “stilit nazist” ku po detyrohen “të punojnë apo luftojnë në vija fronti” dhe të “sëmurët po lihen të vdesin”, thuhet në një raport që “The Sun” e ka siguruar nga faqja e Ushtrisë së Ukrainës për hetime “Molfar”.

“The Sun” ka siguruar një raport ku zbulohen kushtet shokuese në kampet ku po mbahen ukrainasit në zonat e okupuara nga Rusia, ndërsa gjendja në këto kampe po krahasohet si me kampet e përqendrimit ku mbaheshin hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Janë vendosur disa kampe në rajonet e Ukrainës të okupuara nga Rusia, ndërsa “po filtrohen” civilët, siç ka thënë Avokatja e Popullit e Ukrainës, Lyudmyla Denisov.

Të deportuarve u merren shenjat e gishtave, u kontrollohen telefonët dhe u merren dokumentet me synim “për të zbuluar luftëtarët ukrainase”. Shumica prej tyre nuk shihen më kurrë.

Ata që mbesin në kamp marrin certifikata të cilëve u lejohet të udhëtojnë në zonat rreth kampit dhe jashtë qytetit – ndërsa disa tjerë futen në tren dhe dërgohen në zona të largëta në Rusi, thuhet në raport.

Edhe “Ata janë të izoluar… janë vetëm” - Zelensky flet për Rusinë dhe gënjeshtrat e Putinit Botë “Ata janë të izoluar… janë vetëm” - Zelensky flet për Rusinë dhe gënjeshtrat e Putinit

Imazhet brenda kampit janë shokuese, ku shihen kampet e ngarkuara, ndërsa raportohet se disa persona lihen të vuajnë nga uria, duke u dhënë vetëm një vakt në ditë.

Po ashtu raportohet se po përhapet tuberkuloza në kampe, ku raportohet se ata që janë sëmurë po mbyllen brenda palestrave të shkollave dhe po u mohohet ndihma mjekësore.

Rusia ka mohuar se ka lëvizur me dhunë ukrainasit për në Rusi nëpërmjet kampeve dhe thotë se depërtimet për të cilat po flitet janë evakuime.

Kampet janë të ngjashme me getot e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, ku miliona u persekutuan para se të futeshin në trena e të dërgoheshin për në kampe të vdekjes së Hitlerit.

Shumica vdiqën nga sëmundjet, uria apo u vranë nga ushtarët e Hitlerit nëpër 1142 geto në territoret e dikurshme të pushtuara nga Gjermania Perëndimore.

Në një dokument të siguruara nga “The Sun”, shihet se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, planifikon pastrimin “total” të Ukrainës në mënyrë që të fitojë luftën.

Urdhrat erdhën brenda shërbimit rus të inteligjencës (FSB), ku u fol për “terror derë më derë, dhe njerëzit që arrestohen në shtëpitë e tyre gjatë natës dhe transferohen në territore ruse – kampe përqëndrimi apo më keq”.

Edhe Rusia ofron para, liron të burgosur dhe josh të huaj për t’i plotësuar trupat e veta në Ukrainë Botë Rusia ofron para, liron të burgosur dhe josh të huaj për t’i plotësuar trupat e veta në Ukrainë

Sa herë që Ukraina po çliron territoret e pushtuara, po zbulohen terrore të reja që Rusia ka shkaktuar ndaj popullatës ukrainase.

Varre masive, dhoma torture, kidnapime, të gjitha këto janë në planin e Putinit.