Një tornado e fuqishme ka kaluar përmes disa fshatrave në juglindje të Çekisë, duke lënë të lënduar 150 njerëz dhe me dëme të mëdha, raportohet në mediat lokale.
Stuhia e së enjtes ka rrëzuar përtokë kulmet nga një numër ndërtesash në rajonet Breclav dhe Hodonin, ndërsa ka shkulur drunjë dhe ka përmbysur makina.
Vendet e goditura më së keqi u dukën si zonë lufte në videot e publikuara, raporton BBC.
Ekipet e shpëtimit nga i gjithë vendi ashtu si edhe nga Austria dhe Sllovakia kanë shkuar në ndihmë.
Gjysma e fshatit Hrusky u shkatërrua nga tornado, u citua të thoshte një zyrtar.
BREAKING: Tornado causes major damage in the Czech Republic pic.twitter.com/TdSm87Z4gG
— BNO News (@BNONews) June 24, 2021
Artikuj të ngjashëm
-
Tre të vdekur nga tornadoja e fuqishme në Çeki dhe qindra të lënduar
-
Një tornado në Francë lë dhjetëra të lënduar dhe mbi 300 shtëpi të dëmtuara
-
Përplasen dy trena në Çeki, disa të lënduar rëndë
-
Kroacia goditet nga një stuhi e fortë verore
-
Tornadoja e fuqishme shkakton vdekjen e tre personave në SHBA