Botë

Tjetër shpërthim në depo të municioneve në Rusi

Në fshatin Timonovo, pjesë e rajonit Belgorod në Rusi, një depo municioni ka marrë flakë të enjten, ka njoftuar guvernatori i rajonit të Belgorodit Vyacheslav Gladkov, njoftoi UkraNews, bazuar në raportet e agjencisë ruse Interfax.

Ditëve të fundit janë shpeshtuar shpërthimet në depo municioni në Rusi dhe në Krime, gadishullin ukrainas të aneksuar nga Moska zyrtare më 2014.

"Në zonën e fshatit Timonovo, rrethi Valuysky, një depo municioni ka marrë flakë. Sipas të dhënave të fundit, nuk ka viktima. Shërbimet operative po punojnë në vendngjarje, po zbardhet shkaku i zjarrit”, thuhet në raportin e Interfaxit, përcjell UkraNews.