Minsk, 23 shtator – Betimi i sotëm i Lukashenkos në postin e presidentit është një farsë, pasi, në realitet, ai ka dalë në pension, deklaroi udhëheqësja e opozitës bjelloruse, Svetlana Tikhanovskaya, lidhur me ceremoninë që Aleksander Lukashenko e mbajti të fshehur.
“Kjo do të thotë që urdhërat e tij nuk janë më legjitime dhe janë të paekzekutueshme. Unë, Svetlana Tikhanovskaya, jam udhëheqësja e vetme e zgjedhur e popullit bjellorus’’, shtoi ajo.
”Detyra jonë tani është të ndërtojmë një Bjellorusi të re së bashku”, vazhdoi ajo.
”Ndërkohë, opozita po planifikon të fillojë një protestë deri në një fund të hidhur”, njoftoi anëtari i Presidiumit të Këshillit të Koordinimit të opozitës bjelloruse, Pavel Latushko.
“Ne kurrë nuk do të pranojmë mashtrime dhe do të bëjmë thirrje për zgjedhje të reja. Ne po i nxisim të gjithë të kryejnë një fushatë tërësore mosbindjeje”, theksoi Latushko/ANSA.
-
Lukashenko jep sinjale për dorëheqje
-
Lukashenko për herë të shtatë në krye të Bjellorusisë: Gjysma e botës ëndërron diktaturën tonë
-
Bjellorusia mban zgjedhje nën masa të rrepta sigurie, opozita bën thirrje për bojkot
-
Lukashenko i jep vetes imunitet të përjetshëm nga ndjekja penale
-
Dyshime për gjendje të rënduar shëndetësore të Lukashenkos