Botë

“Tiger King” kërkon lirimin nga burgu

Joe Exotic i shfaqjes “Tiger King” ka kërkuar të lirohet nga burgu pasi u diagnostikua me kancer “agresiv” të prostatës.

Ai aktualisht po vuan një dënim 22-vjeçar për përfshirjen e tij në një komplot vrasjeje dhe abuzim me kafshët.

Shfaqja e Netflix, “Tiger King”, tregon historinë e rivalitetit të Exotic me pronaren e strehës së kafshëve në Florida, Carole Baskin. Ai u dënua për përpjekjen për ta vrarë atë.

Avokati i tij thotë se ai do të ketë një seancë dëgjimore, por dëshiron që procesi të përshpejtohet.

Duke i kërkuar botës të jetë "zëri i tij", Exotic - emri i vërtetë i të cilit është Joseph Maldonado-Passage - shkroi në një letër se ai ishte i pafajshëm dhe dëshiron "të shijojë atë jetë që më ka mbetur me të dashurit e mi. Nuk dua keqardhjen e askujt”, shtoi ai.