Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Thyhet rekordi i së hënës, e marta ishte dita më e nxehtë e botës

Temperaturat rekorde në botë janë thyer për të dytën ditë radhazi, kanë sugjeruar të dhënat, ndërsa ekspertët japin paralajmërim se ditët më të nxehta të këtij viti ende nuk kanë ardhur.

Temperatura mesatare ishte 17.18 gradë Celsius të martën, sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare e SHBA-së për Parashikimet Mjedisore, duke kaluar rekordin 17.01 gradë Celsius të së hënës.

Deri në fillim të kësaj jave, dita më e nxehtë e regjistruar ka qenë në vitin 2016, gjatë fazës El Nino, kur temperatura mesatare në botë arriti 16.92 gradë.

Të martën, Organizata Botërore Meteorologjike konfirmoi se El Nino është rikthyer. Ekspertët parashikuan se kombinuar me të nxehtin në ngritje nga ngrohja globale antropogjene, do të çojë në temperatura më rekorde, shkroi Guardian. 

Pjesë të ndryshme të botës kanë përjetuar valë të nxehti. Britania shënoi qershorin më të nxehtë ndonjëherë. Pjesë të SHBA-së dhe Kinës po ashtu janë përballuar me valë të tilla.

Edhe Gjithnjë e më nxehtë – klima e re e Evropës Botë 2 j. më parë Gjithnjë e më nxehtë – klima e re e Evropës

Afrika Veriore ka përjetuar temperatura afër 50 gradë Celsius, dhe në Lindje të Mesme mijëra janë përballur me të nxehtin përvëlues teksa kanë kryer pelegrinazhin fetar të haxhit në Arabinë Saudite.