Temperatura mesatare në botë arriti një nivel të ri të lartë të hënën, më 3 korrik, duke kaluar 17 gradë Celsius për herë të parë.
Studiuesit amerikanë kanë thënë se rekordi i ri është më i larti nga të gjitha regjistrat instrumentalë që datojnë nga fundi i shekullit 19.
Shkencëtarët besojnë se një kombinim i ngjarjeve natyrore të motit të njohura si El Nino dhe emetimet e vazhdueshme e krijuara nga njeriu të dioksidit të karbonit po e nxisin nxehtësinë, raportoi BBC.
Muaji i kaluar po ashtu është konfirmuar si qershori më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë.
Shkencëtarët kanë thënë se temperatura mesatare në botë ka arritur 17.01 gradë Celsius më 3 korrik, duke e thyer rekordin prej 16.92 gradë Celsius e gushtit 2016.
Që nga fillimi i këtij viti, studiuesit janë shprehur të shqetësuar për ngritjen e temperaturave në tokë dhe det.
-
Gjithnjë e më nxehtë – klima e re e Evropës
-
“El Nino” - Nis zyrtarisht fenomeni klimatik që pritet të sjellë temperatura ekstreme
-
OKB: El Nino mund ta përkeqësojë krizën klimatike globale
-
Viti 2025 konsiderohet ndër më të nxehtit në historinë e Evropës
-
Vala e të nxehtit e gushtit ishte më “intensivja e regjistruar ndonjëherë” në Spanjë