Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Themeluesi i Yandexit kritikon Rusinë për luftën në Ukrainë

Arkady Volozh, bashkëthemeluesi i gjigantit teknologjik rus Yandex, ka përshkruar pushtimin rus të Ukrainës si “barbar”, raporton BBC.

Volozh ka thënë se është i “tmerruar” që shtëpitë e shumë ukrainasve po bombardohen çdo ditë.

Miliarderi, që jeton në Izrael, më herët ishte përballur me kritika pasi nuk u deklarua publikisht lidhur me luftën në Ukrainë.

Ai u largua nga Yandexi vitin e kaluar. Kompania është akuzuar se ka fshehur nga publiku rus informata sa i përket luftës në Ukrainë.

Yandex nihet ndryshe si “Google e Rusisë”.

“Pushtimi rus i Ukrainës është barbar dhe jam kategorikisht kundër”, ka thënë Volozh 59-vjeçar. “Ndonësë jam zhvendosur në Izrael në vitin 2014, unë duhet të marrë pjesën e përgjegjësisë për veprimet e shtetit tim. Ka pasur arsye për të qëndruar i heshtur gjatë procesit të gjatë. Ndonëse do të ketë pyetje për kohën e deklaratës që kam lëshuar, nuk ka asnjë dilemë për esencën – jam kategorikisht kundër luftës”, tha Volozh 59-vjeçar.

Edhe Makina për kërkim në internet iu shitet tërësisht rusëve Tech Makina për kërkim në internet iu shitet tërësisht rusëve

Volozh u largua nga posti i shefit ekzekutiv të Yandexit në qershor të vitit 2022. Kjo ndodhi pak pasi që ai personalisht u sanksionua nga Bashkimi Evropian.

Në atë kohë BE-ja tha se Volozh është “përgjegjës që ka përkrahur veprimet dhe politikat që minojnë apo kërcënojnë integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës”.