“Miliona njerëz nuk kanë mjaftueshëm ujë të sigurt dhe të pastër për t’i përmbushur nevojat e tyre të përditshme, e lëre më të përballen me krizën klimatike”, ka theksuar Tim Wainwright, shef ekzekutiv i “WaterAid” në Mbretërinë e Bashkuar. “Qeveritë, së bashku me sektorin privat, duhet të përdorin COP27 për të rënë dakord për investime në përdorimin e përgjegjshëm të ujërave nëntokësore, së bashku me udhëzime të qarta të menaxhimit për ta shfrytëzuar atë”. Ata në Samburu nuk mund të presin shumë më gjatë, me shumë barinj në prag të humbjes së gjithçkaje
Letoyie Leroshi ka ecur pesë ditë për të gjetur ujë. Pas tre vjetësh thatësirë në Samburu, Kenia, shtretërit e lumenjve ishin të thatë.
Pastaj Leroshi kishte gjetur një grusht rëre të lagësht në shtratin e lumit Ewaso Ng’iro, që ishte pjekur nga dielli. Ai solli një grup barinjsh për të gërmuar. Kur panë ujin, të rinjtë e ngazëllyer ia thanë këngës, thirrje tradicionale për bagëtinë dhe devetë e tyre.
Shfrytëzimi i ujërave nëntokësore të Afrikës Lindore mund të jetë një përfitim i madh për një rajon që po përpiqet të shuajë etjen e tij. Ndryshimet klimatike po e bëjnë thatësirën më të mundshme, por, si në pjesën më të madhe të kontinentit, njerëzve në Afrikën Lindore dhe në Bririn e Afrikës u mungojnë burimet për të shfrytëzuar ujërat nëntokësore në një shkallë të gjerë dhe efikase.
Për Leroshin dhe barinjtë e tjerë kenianë, situata është dëshpëruese.
“Ne kishim mijëra bagëti katër vjet më parë kur patëm shira të shkurtra”, është shprehur ai. “Kemi humbur shumë dhe tani jemi të shqetësuar se nëse shirat dështojnë përsëri, ne do të humbasim gjithçka”.
Edhe
Lumi me ujëra të zeza dhe kimikate në Kenia
Leroshi dhe barinjtë e tjerë mbajnë armë dhe janë të përgatitur për të luftuar nëse sulmohen nga njerëzit që përpiqen t’i vjedhin.
“Të gjithë të tjerët përreth janë gjithashtu të armatosur dhe gati për të vjedhur bagëtinë tonë”, ka shpjeguar ai.
Organizata bamirëse britanike “WaterAid” dhe “British Geological Survey” zbuluan se Afrika ka ujëra nëntokësore të mjaftueshme për shumicën e vendeve për të kaluar të paktën pesë vjet thatësirë.
“Ujërat nëntokësore kanë potencial të madh për elasticitetin ndaj thatësirës”, ka bërë të ditur Girma Ebrahim, hidrogjeologe në Institutin Ndërkombëtar të Menaxhimit të Ujit.
Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ujë vlerëson se rreth 400 milionë njerëz në të gjithë Afrikën nuk kanë qasje në ujë të pastër.
Lmeshen Lekoomet, 54 vjeç, së fundmi u largua me disa kafshë të mbetura të familjes në kërkim të kullotës dhe ujit.
Teksa familja e tij e priste, fëmija i tij 2-vjeçar u dehidratua rëndë, e si pasojë e kequshqyerjes u shtrua në spital. Lekoomet nuk u kthye më.
Në qytetet bregdetare të Dar es Salaam në Tanzani në vitin 1997 dhe në Cape Town në Afrikën e Jugut në 2017, thatësira i shtyu njerëzit t’i përdorin ujërat nëntokësore. Në Etiopi, puset e pajisura me pompa dore ua kaluan të gjitha burimeve të tjera gjatë një thatësire në vitet 2015 dhe 2016.
Afrika ka 72 akuiferë gjigantë që janë kryesisht të pashfrytëzuar, thonë shkencëtarët. Disa komunitete bujqësore dhe baritore në këto rajone tashmë mbështeten në puse, duke përdorur gërmimin me dorë dhe me pajisje me energji diellore.
Edhe
Thatësia zhyt miliona banorë në krizë buke në Keni
“Ky është ndryshim loje”, ka theksuar Edwin Macharia, drejtor i programeve për agjencinë e ndihmës “Mercy Corps” në Etiopi.
Rajone të tjera të botës ofrojnë tregime paralajmëruese se si keqpërdorimi i ujërave nëntokësore mund t’i përkeqësojë situatat.
“Për të mos thënë se nuk duhet shfrytëzuar”, ka thënë Philip Wandera, ish-drejtor i Shërbimit të Kafshëve të Egra Kenia dhe tani pedagog i menaxhimit të zonave në Universitetin Katolik të Afrikës Lindore. “Ujërat nëntokësore nuk janë një përgjigje e shpejtë për thatësirën aktuale...nëse keni qenë menaxherë të dobët të ujërave sipërfaqësore, do të thotë që ka të ngjarë të bëni të njëjtën gjë me ujërat nëntokësore”, ka shpjeguar ai.
Vetëm 3% e tokës totale të kultivuar në Afrikën Sub-Sahariane është tokë e ujitur, sipas OKB-së. Vetëm 5% e kësaj toke ujitet me ujëra nëntokësore.
Eksplorimi dhe ndërtimi i ujërave nëntokësore janë të pamundura pa financim. Shumë vende jashtë Afrikës kishin para të mjaftueshme për të krijuar baza të të dhënave të ujërave nëntokësore dhe harta hidrogjeologjike në vitet 1980.
“Fermerët e vegjël që përbëjnë shumicën e prodhuesve të ushqimit në kontinent” kanë nevojë të madhe për teknologjinë e ujitjes, ka thënë Agnes Kalibata, e cila drejton Aleancën për një Revolucion të Gjelbër në Afrikë.
OKB-ja thotë se, pavarësisht shqetësimeve për ujërat nëntokësore, burimet e kontinentit janë kryesisht të paprekura nga ndryshimet klimatike.
“Miliona njerëz nuk kanë mjaftueshëm ujë të sigurt dhe të pastër për të përmbushur nevojat e tyre të përditshme, e lëre më të përballen me krizën klimatike”, ka theksuar Tim Wainwright, shef ekzekutiv i “Water Aid” në Mbretërinë e Bashkuar. “Qeveritë, së bashku me sektorin privat, duhet të përdorin COP27 për të rënë dakord për investimet në përdorimin e përgjegjshëm të ujërave nëntokësore, së bashku me udhëzime të qarta të menaxhimit për ta shfrytëzuar atë”.
Ata në Samburu nuk mund të presin shumë më gjatë, me shumë barinj në prag të humbjes së gjithçkaje.
Edhe Konfrontimi i rrezikut të thatësisë në ngritje“Kam humbur 30 lopë në një hark kohor prej dy javësh dhe nëse vazhdon kështu do të humbasim shumë të tjera. Gratë dhe fëmijët tanë janë gjithashtu të prekur rëndë”, është shprehur bariu 30-vjeçar, Lemerwas Limayo. Thatësira po i shkatërron të gjitha gjallesat”.
Përktheu: Blerta Haxhiu