Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Tetë turistë vriten gjatë sulmit të Turqisë në Irak

Sulmet turke me artileri kanë lënë të vrarë të paktën tetë turistë, mes tyre një fëmijë, në veri të Irakut, ndërkohë u plagosën mbi 20 të tjerë, thanë zyrtarët kurdë në qeverinë e Irakut të mërkurën, raportoi AP-ja.

Të paktën katër shpërthime u dëgjuan në zonën turistike Barakh, një rajon kurd. Të gjitha viktimat ishin shtetas irakianë, po që ishin në këtë zonë si turistë.

Ushtria irakiane ka thënë se tetë persona u vranë. Ndërkohë, nga spitali ku u dërguan të plagosurit, kanë thënë se janë nëntë të vrarë.

Dhjetëra persona të plagosur qëndruan jashtë spitalit. Brenda tij, një fëmijë bashkë me nënën e tij vdiqën.

Sulmet turke në Irakun verior nuk janë të rralla. I fundit ka nisur në prill të këtj viti me pretendimin për të eliminuar “elementët kurdë të Partisë së Punës”, që Ankaraja zyrtare, por edhe BE-ja e SHBA-ja e kanë shpallur organizatë terroriste.

Në mesin e të plagosurve ishte Yousefi, një turist nga Bagdadi. Ai tha se shumë grupe turistësh po pushonin në zonë në kohën kur ndodhi sulmi.

Edhe Turqia nis sulmet ajrore kundër kurdëve në Irak dhe Siri pasi u vranë 9 ushtarë Botë Turqia nis sulmet ajrore kundër kurdëve në Irak dhe Siri pasi u vranë 9 ushtarë

Qeveria e Irakut e dënoi sulmin duke e quajtur “shkelje flagrante të sovranitetit të Irakut”.

Qindra turistë irakianë shkojnë në rajonin kurd nga jugu për shkak se muajt e verës janë më të freskët