Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Tetë të vdekur në Serbi e një në Kroaci si pasojë e COVID-19

Tetë persona kanë vdekur në Serbi nga COVID-19 në 24 orët e fundit, ndërsa po ashtu janë regjistruar edhe 379 raste të reja. Numri total i të vdekurve ka arritur në 551.

E shifra totale e të infektuarve ka arritur në 24.520.

Në Kroaci në 24 orët e fundit ka vdekur një person nga COVID-19 e janë regjistruar 41 raste të reja.

Numri total i të vdekurve ka arritur në 140. Në total janë regjistruar 4923 të infektuar me COVID-19.