Ministri i Jashtëm i Izraelit, Eli Cohen, ka lënë të nënkuptohet se Izraeli mund ta aneksojë një pjesë të Gazës, në një intervistë të mërkurën.
“Në fund të kësaj lufte, jo vetëm që Hamasi nuk do të jetë më në Gaza, por territori i Gazës po ashtu do të zvogëlohet”.
Shtetet e Bashkuara i kanë vënë veton, të mërkurën, një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila kërkonte “pauza humanitare”. Përmes kësaj rezolute kërkohej që të krijoheshin korridore humanitare, pushimi i luftës dhe shfuqizimi i urdhrit të Izraelit që u kërkoi qytetarëve në Gaza të largoheshin në veri të territorit.
Rezoluta u kundërshtua nga ambasadorja e SHBA-së, Linda Thomas-Greenfield, mbi bazat se nuk e përmendte të drejtën e Izraelit për tu vetëmbrojtur. Ajo shtoi se veprimet e Hamasit e kishin sjellë krizën humanitare dhe bëri thirrje që t’i jepet kohë diplomacisë së Bidenit të funksionojë.
Rezoluta e sponsorizuar nga Brazili kërkonte “pauza humanitare për të lejuar qasje të plotë, të shpejtë, të sigurt dhe të papenguar për agjencitë humanitare të OKB-së dhe partnerët, dhe inkurajon krijimin e korridoreve dhe nismave të tjera për dërgimin e ndihmave humanitare për civilët”.
-
Izraeli planifikon të përgjysmojë hyrjen e ndihmave në Gazë
-
Lufta në Gazë përfundon nëse Hamasi i liron pengjet dhe dorëzon armët, thotë ministri izraelit
-
OKB-ja paralajmëron pasoja katastrofike nëse Izraeli pushton tërësisht Gazën
-
Plani i ri i Izraelit – kapja e të gjithë Rripit të Gazës
-
Izraeli do ta zgjerojë operacionin ushtarak në Gaza