Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Tërmeti 6.6 shkallë Rihter dridh Kinën, 46 të vdekur

Tërmet

Së paku 46 persona kanë vdekur pasi një tërmet 6.6 shkallë Rihter ka dridhur jugperëndimin e Kinës, raporton BBC.

Tërmeti ka goditur rreth orës 13:00 me kohë lokale në provincën Sichuan në thellësi 10 kilometra.

Mediumet kineze raportojnë se tërmeti ka dëmtuar linjat e telekomunikacionit dhe ka shkaktuar rrëshqitje toke. Këto kanë shkaktuar më pas dëme serioze.

Rreth 21 milionë persona në kryeqendrën e Sichuanit, Chengdu janë urdhëruar javën e kaluar të qëndrojnë mbyllur në shtëpi për shkak të koronavirusit.

Epiqendra e tërmetit raportohet se ishte në Luding, një në periferinë malore, rreth 226 kilometra në jugperëndim të Chengdus.

Edhe Shkon në 65 numri i të vdekurve nga tërmeti në Kinë Botë Shkon në 65 numri i të vdekurve nga tërmeti në Kinë

Transmetuesi shtetëror CCTV, thotë se 17 persona kanë vdekur në qytetin Ya’an, dhe 29 tjerë në qytetin Ganzi.

“Po ashtu 16 persona raportohen të zhdukur dhe 50 të lënduar”, është njoftuar nga CCTV.